Ligji për gjuhët, akti i vetëm që rregullon shqipen gjithandej! - Gazeta Express
string(61) "ligji-per-gjuhet-akti-i-vetem-qe-rregullon-shqipen-gjithandej"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:15

Ligji për gjuhët, akti i vetëm që rregullon shqipen gjithandej!

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:15

Nga Prof.dr. Adnan JASHARI

Pyetja që shtrohet këto ditë: A është i mjaftueshëm Ligji për përdorimin e gjuhëve, apo duhet të ndryshohet Ligji për provimin e jurisprudencës që të mund provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe?

Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar në vtin 2018, dhe për herë të parë në mënyrë të plotë është bërë operaciomalizimi i normës kushtetuese që trajton përdorimin e gjuhëve në RMV, si normë e përgjithshme. Në vitin 2008 u miratua Ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin 20% të qytetarëve në RM dhe Njësite ë Vetëqeverisjes Lokale (ndryshuar ne vitin 2011), por që në atë kohë ishte më së shumti përmbledhje e normave të inkorporuar nëpër ligje të ndryshme, se sa zgjidhje dhe operacionalizimi i Amendamentit V.

Konsiderohej një e arritur pasi për herë të parë u arrit qëllimi, që me një akt të vetëm, të trajtohet përdorimi i gjuhëve, e cila në atë kohë kundërshtohej ashpër nga partitë politikë maqedonase. Arsyetimi juridik për përgatitjen e një Ligji të vetëm ishte pargrafi 5 i Amendamentit V, në të cilën thuhet se “në organet e pushtetit shtetëror, gjuha zyrtare që dallon nga gjuha maqedone, mund të shfrytëzohet në përputhje me ligjin”. Ky paragraf ka kuptimin e vet si nga aspekti përmbajtësor ashtu edhe nga aspekti procedural, pasi është bërë pjesë e këtij Amendamenti në kushte dhe rrethana specifike (kësaj radhe nuk do ndalem në trajtimin e kësaj specifike).

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në nenin 1 paragrafi 3 thuhet: ”në të gjitha organet e qeverisjes shtetërore në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që ushtrojnë autorizime publike në përputhje me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuha zyrtare, përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, është gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe shkrimit të saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”.

Mbi bazën e interpretimit të kësaj dispozite është qartë se përpos në institucione, organe dhe kështu me radhë, edhe në Komisione siç është edhe Komisioni për provimin e jurisprudencës, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve gjithnjë duke u thirrur në dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Prandaj, paragrafi përfundon më fjalët “në mënyrë të përcaktuar më këtë ligj”, e jo me ndonjë ligj tjetër. Andaj, edhe tendencat apo qëndrimet që insistojnë që këtë çështje ta trajtojnë me Ligjin për provimin e jurisprudencës, janë të gabuara në rrethana kur Ligji për përdorimin e gjuhëve është “lex specialis” në pjesën e përdorimit të gjuhëve dhe ka epërsi në zbatueshëmri në raport me të gjitha aktet tjera normative. Trajtimi në mënyrë parciale nëpër akte të ndryshme normative i përdorimit të gjuhëve nuk ka qenë i suksesshëm, andaj edhe fokusi ka qenë miratimi i një akti të vetëm. Çdo veprim tjetër mund të konsiderohet si  përpjekjet për të “çmontuar” ligjin për përdorimin e gjuhëve. Këtë nuk duhet lejuar. Ligji ka mekanizmat e vet për zbatueshëmri dhe duhet në vazhdimësi të bëhen përpjekje për zbatim pragmatik të dispozitave ligjore.

Në bazë të kësaj, konstatoj se:

– përdorimi i gjuhës në Komisione para miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk ka mundur të zbatohej vetëm duke u thirrur në Amendamentit V, pasi kjo dispozitë është e karakterit të përgjithshëm dhe parimisht e pazbatueshme – ashtu siç është e formuluar (sqarim për disa analistë dhe disa “ekspertë” se pse nuk është zbatuar gjuha në komisione para miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve);

– trajtimi normative i gjuhës është i mjaftueshëm më dispozitat ligjore të Ligjit për përdorim të gjuhëve, dhe nuk duhet i njëjti të jetë objekt edhe në Ligjin për provimin e jurisprudencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement