Nis procesi i intervistimit për kandidatët për 15 pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore - Gazeta Express
string(91) "nis-procesi-i-intervistimit-per-kandidatet-per-15-pozita-per-gjyqtare-ne-gjykatat-themelore"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 9:57

Nis procesi i intervistimit për kandidatët për 15 pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 9:57

Në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) kanë nisur intervistat për 15 pozita të lira për gjyqtarë në gjykatat themelore.

Procesit të intervistimit pritet t’i nënshtrohen 36 kandidatë të cilët me sukses kanë kaluar fazën e testit me shkrim nga fusha penale dhe ajo civile.

Komisioni për rekrutim ka këtë përbërje:

  1. Albert Zogaj- kryesues i KGJK-së;
  2. Arjeta Sadiku- zëvendeskryesuese;
  3. Besnik Bislimaj- gjyqtar në Gjykatën e Apelit, njëherësh anëtar i KGJK-së;
  4. Mustafë Tahiri- kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, dhe
  5. Ivanka Millenoviq- nënkryetare dhe gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Anëtarë rezervë janë:

  1. Teuta Ibrahimi- anëtare e KGJK-së, si dhe
  2. Bekim Veliqi- U.D i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Në procesin e intervistimit, sipas Rregullores 03/2021 për rekrutim të gjyqtarëve, kandidatët mund të marrin më së shumti 20 pikë dhe se në ditën e intervistës kandidati paraprakisht i nënshtrohet edhe hartimit të një eseje, për çka kandidati mund të marrë më së shumti katër pikë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Pas përfundimit të fazës së intervistimit publikohen rezultat përfundimtare, duke përfshirë pikët e arritura nga testi kualifikues, testi me shkrim nga fusha penale dhe civile, eseja dhe intervista me gojë.

Konkursi u shpall për 15 pozita të lira për gjyqtarë në nivel të Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka monitoruar procesin e testit me shkrim nga fusha penale dhe civile.

Advertisement
Advertisement
Advertisement