Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dhe plisin në mbeturina - Gazeta Express
string(81) "lirohet-nga-akuza-arsimtari-qe-akuzohej-se-hodhi-flamurin-dhe-plisin-ne-mbeturina"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 9:19

Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dhe plisin në mbeturina

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 9:19

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Muhamed Hajredinajt për akuzën se në cilësinë e mësimdhënësit, hodhi në shportën e mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska dhe anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Avni Syla, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Përlaska tha se gjykata u mbështet në provat e administruara në shqyrtim gjyqësor dhe vlerësoi se i pandehuri nuk ka pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes e mosdurimit.

Gjykatësi tha se veprimet e Hajredinajt nuk përmbushin elementet e veprës penale, andaj lirohet nga akuza.

I akuzuari nuk mori pjesë në shpallje.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ngritur më 24 prill 2025, Hajredinaj akuzohej se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare, ka hedhur flamurin kuq e zi dhe plisin në shportën e mbeturinave, përkundër kundërshtimeve të nxënësve. Ai akuzohej gjithashtu se ka larguar nga ora e mësimit një nxënëse që mbante simbolet për pjesëmarrje në programin festiv të Ditës së Flamurit.

Me këto veprime, Hajredinaj akuzohej për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement