Raportohet se i arrestuari në Merdare me 7 kilogramë marihuanë, është rapsodi kosovar - Gazeta Express
string(84) "raportohet-se-i-arrestuari-ne-merdare-me-7-kilograme-marihuane-eshte-rapsodi-kosovar"

Rozë

Gazeta Express

10/02/2026 7:28

Raportohet se i arrestuari në Merdare me 7 kilogramë marihuanë, është rapsodi kosovar

Rozë

Gazeta Express

10/02/2026 7:28

Policia e Kosovës ka sekuestruar dje rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në pikën kufitare të Merdarës, si rezultat i një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, i cili ishte paraprirë nga hetime disa javore.

Gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë tregu rreth 35 mijë euro. 

Burime të Indeksonline kanë pohuar se i dyshuari është Pren Berisha nga Klina, i njohur për publikun si rapsod kosovar.

Pas arrestimit në Merdare, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren.

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar prova të shumta materiale. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement