Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), tha se zgjedhjet e fundit e kanë njollosur rëndë integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi mbi 100 mijë vota dyshohet se janë të manipulueshme nga ana e komisionerëve.
Ai tha se e mirëpret faktin që Prokuroria e Shtetit, sipas tij, për herë të parë po e trajton me seriozitet ndjekjen penale.
“…dhe unë e mirëpres faktin se Prokuroria e Shtetit për herë të parë, unë po besoj që e ka me seriozitet ndjekjen penale, jo vetëm të komisionerëve, por duket që do të ketë hetime edhe më të plota dhe më të zgjeruara”, shtoi ai.
Ai tha se hetimi i suksesshëm duhet të jetë atëherë kur hetuesia dhe Prokuroria e Shtetit t’i ndjekin dhe t’i sjellin para përgjegjësisë edhe ata kandidatë për deputetë që kanë pasur gisht në manipulimin e votave.
“Unë besoj se hetimi i mirëfilltë, efikas duhet të jetë i suksesshëm dhe efektiv në momentin kur hetuesia dhe Prokuroria e Shtetit të arrijnë që t’i ndjekin dhe t’i sjellin para përgjegjësisë edhe ata kandidatë për deputetë që eventualisht kanë pasur gisht në manipulimin e votave.” /Betimiperdrejtesi
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...