Pacolli: Kërkesa për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së - qasje e padrejtë dhe në kundërshtim me drejtësinë - Gazeta Express
string(116) "pacolli-kerkesa-per-denim-me-45-vite-burgim-ndaj-krereve-te-uck-se-qasje-e-padrejte-dhe-ne-kundershtim-me-drejtesine"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 22:42

Pacolli: Kërkesa për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së – qasje e padrejtë dhe në kundërshtim me drejtësinë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 22:42

Kërkesa e prokurores për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së paraqet një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë, ka vlerësuar ish-presidenti i vendit Behgjet Pacolli.

Në një postim në FB, Pacolli thotë se “një kërkesë e tillë rrezikon të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit dhe besimin publik në vendimmarrje të drejtë”.

Tutje, Pacolli shkroi:

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë një realitet historik dhe politik që duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj të plotë. Drejtësia gjegjesishte kerkesa per nje denim eventual duhet të mbështetet në prova të qarta, në përgjegjësi individuale dhe në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të normave e standardeve universale. Çdo devijim nga këto parime e largon procesin nga thelbi i drejtësisë.

Për këtë arsye, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon ta bëjë këtë tribunal të perceptohet si i pabesueshëm dhe i njëanshëm, duke mos shërbyer në interes të zbardhjes së tragjedisë reale që ndodhi në Kosovë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement