Korça u mbush me tingujt e ngrohtë të kitarës dhe emocionet muzikore gjatë një koncerti të veçantë të kitaristit dhe kompozitorit kosovar, Agron Peni.
Në skenë ai u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij, duke sjellë një performancë trio që interpretoi vepra të autorëve të ndryshëm, si dhe serenata tradicionale korçare, të rikrijuara me ndjeshmëri dhe shpirt artistik.
“U ndjeva si në shtëpinë time në Gjakovë, para një publiku të dashur për artin. Korça gjithmonë ka qenë dhe mbetet një qytet i traditës dhe kulturës,” tha Peni.
Publiku korçar përjetoi një mbrëmje të veçantë, ku virtuoziteti i kitarës u ndërthur me frymën e muzikës vendase, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme.
“Ishte kënaqësi të shihja kitaristë të tillë,” u shpreh një nga të pranishmit. Një tjetër shtoi: “I kompletuar si në ritëm, ashtu edhe në fantazi.”
Agron Peni është i njohur për krijimtarinë e tij të gjerë artistike dhe për kombinimin e elementeve moderne me trashëgiminë muzikore autoktone. Me karrierën e tij si kompozitor, kitarist dhe drejtues projektesh ndërkombëtare, ai ka promovuar muzikën shqiptare në skena evropiane, duke sjellë një stil bashkëkohor dhe origjinal që i prek zemrat e publikut.
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...