Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është “vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës”.
“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrat tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko-kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim
Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije, shton IKSHKP
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...