Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se edhe në gjykatat më të larta ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën e Hagës, nuk ekziston praktikë e dënimeve kolektive.
Sipas tij, madje dhe në rastet më të rënda, si gjenocidi në Srebrenicë, çdo kërkesë për dënim dhe çdo i akuzuar është vlerësuar individualisht, bazuar në rolet, vendimet dhe veprimet e secilit.
“Asnjëri nuk është dënuar “në bllok”, edhe pse të gjithë ishin pjesë e një strukture komandimi që organizoi gjenocidin”, tha ai.
“Kërkesa e Prokurorisë në Gjykatën Speciale që katër të akuzuarit të dënohen “në bllok” me nga 45 vjet burgim është skandaloze për standardet e drejtësisë. Kjo më shumë është kërkese politike për dënim kolektiv, se sa një kërkese juridike për drejtësi”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...