Policia ia sekuestron 7kg drogë të dyshuarit në Merdar, aq ia gjeti edhe në shtëpinë në Prizren - Gazeta Express
string(94) "policia-ia-sekuestron-7kg-droge-te-dyshuarit-ne-merdar-aq-ia-gjeti-edhe-ne-shtepine-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:47

Policia ia sekuestron 7kg drogë të dyshuarit në Merdar, aq ia gjeti edhe në shtëpinë në Prizren

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdar ka ndaluar një veturë me targa të huaja. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren janë sekuestruar 7kg marihuanë, 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, 2 aparate për vacuum, 2 peshore digjitale.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Me datën 09 shkurt 2026 Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €).

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),

 4 vetura,

 1 telefon,

 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,

 2 aparate për vakum,

 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement