Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës - Gazeta Express
string(64) "neser-nderpritet-furnizimi-me-uje-ne-gjashte-fshatra-te-gjakoves"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:28

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 13:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të martën do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe do të prekë fshatrat Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë dhe Hereq.

Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodhë si pasojë e punimeve teknike, konkretisht dislokimit të gypit në fshatin Palabardhë.

“Më datë 10.02.2026 (e martë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Gjakovës. Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë; Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë, Hereq. Koha e ndërprerjes: nga ora 12:00 deri në 15:00. Ndërprerja vjen si pasojë e dislokimit të gypit në fshatin Palabardhë”, thuhet në njoftim. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement