Identifikohet e arrestohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(99) "identifikohet-e-arrestohet-shoferi-qe-goditi-kembesorin-ne-shtime-dhe-u-largua-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 12:46

Identifikohet e arrestohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 12:46

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është identifikuar dhe intervistuar shoferi që shkaktoi aksident trafiku në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi më 4 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, ku një automjet goditi një këmbësor 46-vjeçar.

I lënduari fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, pastaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë patrullat e stacionit policor në Shtime, Njësia e Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve.

Pas një hetimi intensiv, duke përfshirë shqyrtimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, më 8 shkurt u identifikua shoferi A. A., 41 vjeç, me automjet VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Sot, më 9 shkurt, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement