Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë: Raportet mes dy vendeve fqinje janë shumë miqësore dhe të mbështetura në perspektivën evropiane - Gazeta Express
string(130) "ambasadori-i-malit-te-zi-ne-kosove-raportet-mes-dy-vendeve-fqinje-jane-shume-miqesore-dhe-te-mbeshtetura-ne-perspektiven-evropiane"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 12:43

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë: Raportet mes dy vendeve fqinje janë shumë miqësore dhe të mbështetura në perspektivën evropiane

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 12:43

Raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të mira dhe ashtu siç duhet të jenë mes dy vendeve fqinje, shumë miqësore dhe të mbështetura në perspektivën e përbashkët evropiane dhe euroatlantike, ka deklaruar ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

“Për politikën e jashtme të Malit të Zi, politika e fqinjësisë së mirë është shtyllë dhe besojmë se bashkëpunimi rajonal sjell zhvillim, stabilitet dhe na afron të gjithëve drejt qëllimit tonë – Bashkimin Evropian”, tha ai në programin e mëngjesit në RTK.

Çobaj ka theksuar se Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se do ta mbështesë Kosovën në mënyrë të pakushtëzuar në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik.

“Përvoja dhe ekspertiza e Malit të Zi do të ndahet me Kosovën në momentin kur ajo do ta kërkojë një gjë të tillë. Kemi një marrëveshje midis qeverive që nga viti 2022, e cila mundëson bashkëpunim, veçanërisht në kontekstin e integrimeve evropiane”. shtoi ambasadori.

Ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi zhvillohet përmes mekanizmave rajonalë dhe bilaterale, duke përfshirë dialogun politik të vitit 2024 në Prishtinë, ku palët janë dakorduar të krijojnë marrëveshje në fushat e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe ndihmës juridike.

Sipas Çobajt, tani pritet që Qeveria e Kosovës të finalizojë këto marrëveshje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement