Ahmeti: Mbështetje për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë - Gazeta Express
string(84) "ahmeti-mbeshtetje-per-marshin-qytetar-drejtesi-jo-politike-me-17-shkurt-ne-prishtine"

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 12:11

Ahmeti: Mbështetje për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 12:11

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot drejtuesit e iniciativës “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Ahmeti theksoi se ky marsh paraqet një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve në shtëpi.

Sipas tij, kjo mbështetje është një mesazh i qartë i unitetit kombëtar dhe i dinjitetit, duke riafirmuar vlerat e lirisë dhe sakrificës.

“Drejtësi. Dinjitet. Liri.”, përfundon mesazhi i Ahmetit, duke mbështetur nismën #LiriaKaEmer. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement