Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesat kundër vendimeve të PZAP’it.
Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka, ka thënë për Express se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët.
“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes.”