35 aksidente javën e kaluar në rajonin e Ferizajt, u shqiptuan më shumë se 1 mijë gjoba - Gazeta Express
string(86) "35-aksidente-javen-e-kaluar-ne-rajonin-e-ferizajt-u-shqiptuan-me-shume-se-1-mije-gjoba"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:46

35 aksidente javën e kaluar në rajonin e Ferizajt, u shqiptuan më shumë se 1 mijë gjoba

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:46


Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 567 gjoba në trafik.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.02.2026, janë shqiptuar 1.567 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 21 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Policia thotë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente, nga të cilat:

–  12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 persona

–  23 aksidente me dëme materiale

 “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement