Nipit të Adem Jasharit iu dha karton i kuq, reagon eksperti i referimit - Gazeta Express
string(70) "nipit-te-adem-jasharit-iu-dha-karton-i-kuq-reagon-eksperti-i-referimit"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 9:28

Nipit të Adem Jasharit iu dha karton i kuq, reagon eksperti i referimit

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 9:28

Igball Jashari u ndëshkua me karton të kuq dje në ndeshjen mes Drenicës dhe Llapit, e cila përfundoi baras, 1:1.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, e preku topin me dorë dhe gjyqtari konsideroi se futbollisti ofanziv e bëri këtë si lojtar i fundit duke e përjashtuar nga loja.

Mirëpo, eksperti i referimit, Hajriz Hajdari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për këtë rast, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-referi i njohur i futbollit kosovar konsideron se vendimi për ta “skuqur” Jasharin ishte i ekzagjeruar, duke insistuar se ky rast nuk kishte rrezikshmëri direkte për gol, prandaj gjyqtari maksimalisht është dashur ta “zverdhë” lojtarin në fjalë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Hajriz Hajdarit në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement