Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e kanë kanosur një person.
Ata janë dërguar në mbajtje.
“KANOSJE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Pejë 08.02.2026-20:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”