Ngjarjet e ditës 09 shkurt 2026:
09:00: Mbahet ndeshja e parë Kosova – Spanja në kuadër të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë)
09:00-16:30: Para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. (Hagë)
17:00: Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata Ukrainase e Kosovës “Bridges of Friendship” dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajnë panel diskutimi publik mbi ndikimin e luftës tek fëmijët, me fokus në përvojat nga Kosova, Ukraina dhe Bosnje e Hercegovina. (Qendra e Dokumentimit Kosovë, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë)