Mustafa për liderët e UÇK-së në Hagë: Proces shumë i rëndë, nuk e ka paramenduar askush kështu - Gazeta Express
string(92) "mustafa-per-lideret-e-uck-se-ne-hage-proces-shume-i-rende-nuk-e-ka-paramenduar-askush-keshtu"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 7:05

Mustafa për liderët e UÇK-së në Hagë: Proces shumë i rëndë, nuk e ka paramenduar askush kështu

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 7:05

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është një proces i rëndë dhe i paparashikueshëm.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Mustafa ka rikujtuar rrethanat e themelimit të Gjykatës Speciale, duke theksuar se Kosova ishte vënë para presionit ndërkombëtar.

“Na është bërë e qartë se nëse Kosova nuk e krijon këtë gjykatë, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, ka thënë ai.

Mustafa ka përmendur edhe akuzat e mëhershme për trafikim organesh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke nënvizuar se ato nuk u vërtetuan dhe se “edhe prokuroria ka hequr dorë nga ajo akuzë”.

Ai ka theksuar se të akuzuarit janë trajtuar keq, përfshirë përgjimet e bisedave private gjatë paraburgimit. Sipas tij, procesi gjyqësor ka ndikuar negativisht në perceptimin publik.

Gjyqi ndodhet në fazën finale, me fjalët përfundimtare që pritet të dëgjohen nga 9 deri më 18 shkurt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement