Interi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke e mposhtur Sassuolon e duke e vazhduar kryesimin i qetë.
Skuadra e Cristian Chivu fitoi 5-0 si mysafire e Sassuolos, me pesë golashënues të ndryshëm.
Fillimisht, Yann Bisseck ishte ai që e hapi serinë e golave në minutën e 11-të të ndeshjes.
Në minutën e 28-të shënoi Marcus Thuram, me dy gola e asistuar nga Federico Dimarco.
Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez shënoi edhe golin e trëtë të Interit, të cilin e gjeti në minutën e 50-të.
Katër minuta më vonë, Interi shënoi golin e katërt, me anë të Manuel Akanji, i cili u asistua nga Dimarco, që bëri asisitimin e tij të tretë sot.
Golin e pestë dhe të epilogut të takimit e shënoi Luis Henrique.
Henrique shënoi në minutën e 89-të.
Për Sassuolon në portë ishte Arijanet Muric, portieri i kombëtares së Kosovës, i cili u vlerësua me notën 6.3 nga “Sofascore”.
Me fitoren e sontme, Interi shkon në kuotën e 58 pikëve, tetë më shumë se Milani në vendin e dytë, i cili ka edhe një ndeshje më pak.
Sassuolo është i 11-ti me 29 pikë./GazetaExpress/