Aksident mes motoçikletës me dy persona dhe veturës në Gjakovë, policia jep detaje (PAMJE) - Gazeta Express
string(74) "aksident-mes-njemotociklete-dhe-veture-ne-gjakove-policia-jep-detaje-pamje"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 19:09

Aksident mes motoçikletës me dy persona dhe veturës në Gjakovë, policia jep detaje (PAMJE)

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 19:09

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

Mediumi lokal “Syri Vizion”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement