Shembet një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Liban, tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat - Gazeta Express
string(92) "shembet-nje-ndertese-shumekateshe-banimi-ne-liban-tre-persona-nxirren-te-gjalle-nga-rrenojat"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 18:34

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Liban, tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 18:34

Të paktën tre persona u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe banimi që u shemb të dielën në qytetin Tripoli, në veri të Libanit, sipas mediave shtetërore.

Ekipet e shpëtimit vijonin kërkimet në rrënoja, ndërsa ende nuk ka një pasqyrë zyrtare për numrin e viktimave.

Ndërtesa ndodhej në lagjen Bab Tabbaneh, një nga zonat më të varfra të qytetit të dytë më të madh të Libanit.

Banorët e kësaj zone prej vitesh denoncojnë neglizhencë shtetërore dhe mungesa të theksuara në infrastrukturë. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement