Ferguson u lëndua duke u përpjekur të shmangë një fotograf, Gasperini: është shumë i dëshpëruar - Gazeta Express
string(93) "ferguson-u-lendua-duke-u-perpjekur-te-shmange-nje-fotograf-gasperini-eshte-shume-i-deshperuar"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 15:32

Ferguson u lëndua duke u përpjekur të shmangë një fotograf, Gasperini: është shumë i dëshpëruar

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 15:32

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka pranuar se sulmuesi Evan Ferguson po kalon një periudhë të vështirë psikologjike pas dëmtimit të fundit në kyçin e këmbës.

Sipas Gasperinit, bëhet fjalë për ndrydhjen e katërt, ndërsa lojtari vazhdon të ketë probleme serioze sa herë ndërron drejtim. Trajneri zbuloi se lëndimi i fundit ndodhi në mënyrë të pazakontë, teksa Ferguson po përpiqej të shmangte një fotograf.

“Ai është shumë i dëshpëruar dhe po mundohemi ta ndihmojmë të rikuperohet,” u shpreh Gasperini.

Sulmuesi irlandez ka vuajtur dëmtime të shpeshta gjatë viteve të fundit, çka ka penguar vazhdimësinë e tij në fushë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement