Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se e ka rrezikuar me motoçikletë dhe më pas e ka kanosur një grua që po ecte në rrugë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE & NGACMIM- Prishtinë / 07.02.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti e kishte rrezikuar me motoçikletë dhe pastaj e kishte ngacmuar ankuesen f/k derisa ajo ishte duke ecur në rrugë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.”