E dhimbshme: Ky është 43-vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës - Gazeta Express
string(69) "e-dhimbshme-ky-eshte-43-vjecari-qe-vdiq-tragjikisht-ne-vendin-e-punes"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 7:28

E dhimbshme: Ky është 43-vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 7:28


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e punës.

Klank raporton se viktima është Gazmend Ahmeti, i lindur në vitin 1982 nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë.

Ai ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kur, për arsye ende të paqarta, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Viktima, mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement