Davenport: Sulmi i Banjskës mund të ishte shumë më i keq, thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(107) "davenport-sulmi-i-banjskes-mund-te-ishte-shume-me-i-keq-thirrje-per-zgjim-per-kercenimet-reale-ndaj-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 22:45

Davenport: Sulmi i Banjskës mund të ishte shumë më i keq, thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 22:45

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se sulmi që kishte ndodhur në Banjskë në vitin 2024 ka mundur të jetë shumë shumë më i keq, raporton Express.

Ai ka thënë se ai sulm është një thirrje për zgjim sa i përket faktit se ka pasiguri dhe kërcënime reale me të cilat përballet Kosova.

“Unë në atë kohë isha në Kosovë dhe mendoj se sulmi në Banjske, që gjithsesi ka mundur të ishte shumë shumë më i keq, është thirrje për zgjim sa i përket faktit se ka pasiguri dhe kërcënime reale me të cilat ballafaqohet Kosova”, ka thënë Davenport.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës e kishte trajtuar në mënyrë shumë efektive.

“Në fakt është trajtuar në mënyrë shumë efektive nga Policia e Kosovës në atë kohë, por kishte humbje tragjike të jetës së rreshterit Bunjaku. Ishte incident tepër i rëndë “

“Kishim edhe sulmin në Ibër Lepenc. Ka kërcënime për Kosovën që vijnë nga drejtime të ndryshme, përfshirë edhe etnitete që s’janë shtete dhe mund të bëhet më shumë për ta mbështetur Kosovën në të ardhmen”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement