Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare - Gazeta Express
string(77) "mervete-krasniqi-nga-malisheva-do-ti-dhuroje-melcine-vajzes-se-saj-22-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 20:34

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 20:34

 Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare; kërkoi ndihmë për të financuar operacionin prej 60 mijë eurosh, të cilat u mblodhën brenda dy ditësh.

Lajmin e mirë po ia kumton përmes telefonit.

Por së shpejti Mervete Krasniqi do të bashkohet me vajzën e saj, Fatlume Shalën.Kjo e fundit gjendet në Turqi pasi ka nevojë për transplantimin e mëlçisë.Organin vital për jetën do t’ia dhurojë nëna e saj.

“Gjithqka boj për fmitë e mi.”, ka deklaruar Mervete Krasniqi.

Ky është operacioni i dytë që vajza 22 vjeçare do t’i nënshtrohet për ndërhyrjen e njëjtë.

“para 8 vjete ja ka jap vllau saj tash doktorat kane thonë qe veq e jemja ka mundesi me ju pershtat, kjo ka ardh si pasoje qe qika ka perdor ilaqe pa terapi se ska mujt me shku cdo 6 muaj ne turqi për kontrolla.”, ka shtuar ajo.

Shuma e kërkuar për operacionin ishte 60 mijë euro.

Brenda dy ditëve kjo shumë u arritë falë ndihmës së qytetarëve, tashmë krejt çka Krasniqi kërkon është të holla për kontrollat e ardhshme.

“jam befasu qe kaq shpejte jane mledh paret, i falenderoje shume, tash qa na duhet eshte veq me mujt me vazhdu kontrollat,”, thotë ajo.

Shuma u mblodh falë angazhimit të shumë qytetarëve.

Një ordinancë fizioterapeute në Komunën e Malishevës, fitimin e kësaj të shtune, do t’ia dhurojnë Fatlumes.

“Kemi shpreh deshire me ju ndihmu… edhe nga pacientat eshte prit shume mire.”

Xhirollogaria e hapur për ndihmën financiare ndaj 22 vjeçares vazhdon të jetë e hapur./T7

Advertisement
Advertisement
Advertisement