BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar - Gazeta Express
string(76) "bdi-vazhdon-anashkalimi-i-gjuhes-shqipe-ne-autostraden-shkup-tetove-gostivar"

Maqedoni

Gazeta Express

07/02/2026 15:33

BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

Maqedoni

Gazeta Express

07/02/2026 15:33

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon ta shpreh shqetësimin në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi ata janë indinjuar ku në tabelën e autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe.

Teksa kanë publikuar dhe tabelën, ata shkruajnë se Qeverisë aktuale e Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e Hristijan Mickoski, i pengon gjuha shqipe kudo.

“Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar. Kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin”, shkruan BDI.

Advertisement
Advertisement
Advertisement