Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përkundër asaj se nuk e ndalon Ligji, nga ana e Ministrit të Drejtësisë Filkov, paraqet strategji dhe obstruksionit kundër gjuhës shqipe. Ky është vlerësimi i profesorit universitar të juridikut, Mersim Maksuti. Sipas tij ky akt i refuzimit, do të shërbej edhe si nje argument plus para gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në tendencën e tyre tashmë të kuptuar, për ta abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në iniciativën e ndërmarr përpara kësaj Gjykate, raporton Portalb.mk.
“Për të pamundësuar zbatimin e saj në të gjitha procedurat gjyqësore para gjykatave, në prokuroritë publike, në procedurat e organeve të administratës shtetërore në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror, në trupat, komisionet dhe në të gjitha institucionet tjera publike që sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve (2019) janë të obliguara sipas detyrës zyrtare të zhvillohen edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve lexo: në gjuhën shqipe si dhe vendimet dhe aktet tjera që dalin nga kompetenca e këtyre institucioneve t’i nxjerrin edhe në këtë gjuhë”, shkroi Maksuti në rrjetet sociale.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...