Familjarët e gjejnë të vdekur burrin 50 vjeçar në një fshat të Gjilanit – Policia jep detaje - Gazeta Express
string(91) "familjaret1-e-gjejne-te-vdekur-burrin-50-vjecar-ne-nje-fshat-te-gjilanit-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 15:17

Familjarët e gjejnë të vdekur burrin 50 vjeçar në një fshat të Gjilanit – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 15:17

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit. Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka njoftuar edhe se viktima është gjetur sot nga familjarët, dhe se, njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.

‘’Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete’’, është thënë nga Policia.

Tutje, Osmani ka bërë të ditur edhe se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML.

‘’Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’’, ka thënë Osmani për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement