Drenica e Llapi ndahen në paqe - Gazeta Express
string(30) "drenica-e-llapi-ndahen-ne-paqe"

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 15:01

Drenica e Llapi ndahen në paqe

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 15:01

Drenica e Llapi u ndeshën në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Ndeshja pas 90’ minutave përfundoi e barabartë, me rezultatin prej 1-1.

Në epërsi të parët dolën vendasit, me anë të Ronaldo Chacon në minutën e 18-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa Llapi shënoi në të dytën për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një pikë në udhëtim.

Për Llapin shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 82-të.

Me këtë pikë, Llapi shkon në kuotën e 22 pikëve, derisa Drenica shkon në 21 pikë. Llapi zë vendin e shtatë, teksa Drenica të tetin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement