Prishtina e nis me fitore në pranverë, e mposht Dukagjinin në Klinë - Gazeta Express
string(66) "prishtina-e-nis-me-fitore-ne-pranvere-e-mposht-dukagjinin-ne-kline"

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 14:55

Prishtina e nis me fitore në pranverë, e mposht Dukagjinin në Klinë

Futboll

Gazeta Express

07/02/2026 14:55

Prishtina e Afrim Tovërlanit e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Superligën e Kosovës.

Me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 19-të, Prishtina udhëtoi për në Klinë, ku i mori tre pikë të mëdha ndaj Dukagjinit.

Prishtinasit fituan me rezultat minimal prej 1-0, me golin e shënuar në pjesën e parë.

Gjelbrim Taipi shënoi në minutën e 12-të, i asistuar nga Arjol Bllaca.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Dukagjinin bie në vendin e katërt me 29 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement