Vjen reagimi i parë publik i Sali Berishës pas vendimit të Kushtetueses mbi pezullimin e Ballukut - Gazeta Express
string(97) "vjen-reagimi-i-pare-publik-i-sali-berishes-pas-vendimit-te-kushtetueses-mbi-pezullimin-e-ballukut"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 13:35

Vjen reagimi i parë publik i Sali Berishës pas vendimit të Kushtetueses mbi pezullimin e Ballukut

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 13:35

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, këtë të shtunë, në rubrikën e tij në komunikim me publikun në rrjetet sociale, ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e zv/kryeministres njëkohësisht ministres Belinda Balluku.

Berisha tha se përshëndet vendimin dhe komenton se, sipas tij, kjo ndodhi për shkak të një presioni ndërkombëtar mbi kryeministrin Edi Rama.

“Rama u vërtetoi shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politik, integrimin në BE, për interesat e veta. Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë gjatë gjithë ekzistencës së BE-së, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit. Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet. Rama, në mënyrën më të papërgjegjshme, më anti-Kushtetuese dhe anti-ligjore, vendosi të përdorë GJK-në si mburojë të vjedhjeve të tij. Pas 9 orësh, GJK nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve që, me guximin e tyre, rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve”, tha Berisha./EuronewsAlbania/

Advertisement
Advertisement
Advertisement