Nga LSDM thonë se është paradoksale që ZNAM sulmon këtë parti, pasi lideri i saj, Maksim Dimitrievski, ka pranuar publikisht se nuk jeton vetëm nga paga e tij. Sipas LSDM-së, ata vetëm kanë thënë të vërtetën dhe nuk mund të fajësohen për këtë pranim.
“Askush në koalicionin e tenderëve VMRO-DPMNE–ZNAM nuk jeton me pagën e tij, por në kurriz të qytetarëve. Kjo tashmë është e njohur për opinionin”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sipas partisë opozitare, politikat e këtij koalicioni, të cilat e shndërrojnë shtetin në biznes privat, kanë shkaktuar mungesë prej rreth dy miliardë eurosh.
Nga LSDM rikujtojnë se gjatë krizës së Covid-19, shteti u detyrua të marrë borxhe për të ndihmuar qytetarët, duke theksuar se kjo parti ka vepruar dhe vazhdon të veprojë në interes të tyre. Ata akuzojnë koalicionin VMRO-DPMNE–ZNAM për luks dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke përmendur si shembull tenderin prej 1.2 milion eurosh për Postën, i dhënë një kompanie të afërt me ZNAM-in, ndërkohë që punonjësve u janë vonuar pagat për muaj të tërë.
tag_katrorimaqedoni_2