Aksidenti me një të vdekur në Pejë, Spitali: Viktima erdhi pa shenja jete, personi tjetër është në gjendje stabile - Gazeta Express
string(111) "aksidenti-me-nje-te-vdekur-ne-peje-spitali-viktima-erdhi-pa-shenja-jete-personi-tjeter-eshte-ne-gjendje-stabile"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 10:37

Aksidenti me një të vdekur në Pejë, Spitali: Viktima erdhi pa shenja jete, personi tjetër është në gjendje stabile

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 10:37

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.

Në reagim thuhet në Spital janë dërguar dy persona, ku njëri nga ta ka arritur pa shenja jete, kurse personi tjetër, është duke u trajtuar dhe aktualisht është në gjendje stabile.

Postimi:

Njoftim për media dhe opinionin publik!

Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sot janë sjellë dy persona si pasojë e një aksidenti.

Njëri fatëkeqësish ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement