14 persona u arrestuan në Kllokot për manipulime me vota, u liruan pas intervistimit - Gazeta Express
string(83) "14-persona-u-arrestuan-ne-kllokot-per-manipulime-me-vota-u-liruan-pas-intervistimit"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 9:27

14 persona u arrestuan në Kllokot për manipulime me vota, u liruan pas intervistimit

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 9:27

14 persona, kryesues e anëtarë të komisioneve që numëruan votat në Qendrën Komunale të Numërimit në Kllokot janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Ata janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë liruar, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

“Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement