Avokati i Popullit hapi lëndë për provimin e jurisprudencës që nuk jepet në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(89) "avokati-i-popullit-hapi-lende-per-provimin-e-jurisprudences-qe-nuk-jepet-ne-gjuhen-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 20:12

Avokati i Popullit hapi lëndë për provimin e jurisprudencës që nuk jepet në gjuhën shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 20:12

Avokati i Popullit ka hapur procedurë lidhur me refuzimin e kërkesës së studentëve dhe ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen edhe me vetëiniciativë, përmes analizës së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë.

“Çdo qytetar që konsideron se i është shkelur një e drejtë e garantuar me Kushtetutë apo ligj, ka të drejtë të iniciojë procedurë pranë Avokatit të Popullit duke paraqitur parashtresë.

Megjithatë, Zyra e Avokatit të Popullit, deri më tani, nuk ka regjistruar parashtresë që lidhen drejtpërdrejt me çështjen e ngritur në pyetjen tuaj”, tha Avokati i Popullit, Faton Selami për Portalb.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit u është bërë thirrje të gjithë personave që kanë parashtruar kërkesa në Ministri të paraqiten edhe pranë Avokatit të Popullit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement