Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit e 'konfirmon' interesimin e Bayernit e Dortmund për Asllanin - Gazeta Express
string(89) "ndihmestrajneri-i-hoffenheimit-e-konfirmon-interesimin-e-bayernit-e-dortmund-per-asllanin"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 18:40

Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit e ‘konfirmon’ interesimin e Bayernit e Dortmund për Asllanin

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 18:40

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Hoffenheimit, Fisnik Asllani po kalon në një formë të mirë këtë edicion, duke i shënuar shtatë gola në 21 paraqitje. 

23-vjeçari Asllani i ka edhe gjashtë asistime, ndërsa kontributi i tij vlerësohet i madh në sukseset e Hoffenheimit. 

Hoffenheimi të dielën nga ora 17:30 luan në udhëtim te Bayern Munichu, më këtë të fundit që është njëra prej ekipeve të mëdha që është interesuar për Asllanin, sipas mediumeve gjermane.

Për shërbimet e Asllanit, interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmundi. 

Kjo është konfirmuar edhe nga mediumi “T-Online” të premten, ndërsa për interesimin e dy gjigantëve gjermanë për Asllanin ka folur edhe ndihmëstrajneri i Hoffenheimit, Moritz Volz. 

“Fisniku është djalë i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë lojtar fantastik. Kënaqesh duke e parë jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Megjithatë, prioriteti i tij është që të kalojë formë sa më të mirë në Bundesligë dhe me kombëtaren. Më pas do të shohim. Fokusi jonë është që ta vazhdojmë punën me Fisin për potencialin që e ka. Deri tani ka shfaqur potencial të madh për moshën që e ka. Por, ka ende shumë hapësirë për zhvillim dhe për përmirësim”, ka deklaruar Volz në intervistën dhënë mediumit gjerman. 

Te Hoffenheimi në mbrojtje paraqitjet Albian Hajdari, kurse në mesfushë, Leon Avdullahu. Edhe Hajdari e Avdullahu e përfaqësojnë Kosovën. 

Hoffenheimi është në pozitën e tretë pas 20 ndeshjeve me 42 pikë, ndërsa lider është Bayern Munichu me 51 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement