Poezia e javës/ Li Po: Kredhur dhe larë - Gazeta Express
string(37) "poezia-e-javes-li-po-kredhur-dhe-lare"

Arte

Gazeta Express

06/02/2026 15:32

Poezia e javës/ Li Po: Kredhur dhe larë

Arte

Gazeta Express

06/02/2026 15:32

Li Po (19 maj 701 – 30 nëntor 762), poet kinez, konsiderohet ndër poetët më të mëdhenjtë e dinastisë Tang, bashkë me Tu Fu-në dhe Bai Juyi-n, e po ashtu edhe të tërë letërsisë kineze

KREDHUR DHE LARË 

Kredhur në merë, 

mos e fshij kapelën tënde; 

Larë në parfum, 

mos e shkund paltton tënde; 

Duke e ditur se bota 

ia ka tutën asaj që tepër e pastër,

Njeriu më i urtë 

çmon dhe ruan dritën! 

Në ujin e kaltër 

është një zemërim i moçëm:

Hajde të shkojmë në shtëpi 

ti dhe unë së bashku. 

Shënim: 

‘Ti dhe unë’ i adresohet një zemërimi të moçëm që ka folur; do të thotë se këshilla e tij është në zemrën e Li Po-së. Kjo është një histori e lashtë, e rrëfyer proverbialisht në librin e Menciusit që ka jetuar nga viti 372 deri më 289 p.e.s.; megjithëse në versionin e tij është një i ri duke peshkuar që flet. Edhe pse nuk citohet në mënyrë eksplicite këtu, në të gjitha versionet peshkatari thotë: ‘Unë i laj këmbët e mia në ujin e turbullt, por i laj gjalmat e kapelës sime në ujë të pastër’; në kuptimin se duhet ta pranojmë dhe nuk i shpëtojmë dot botës së turbullt; prapëseprapë mund dhe duhet ta mbajmë pjesë të vetes sonë të pandotur – një thënie jo aq e largët me atë të ‘Jepi Çezarit atë që është e Çezarit dhe Zotit atë që është e Zotit’. Por Li Po-ja po i referohet posaçërisht një poezie, me gjasë të shekullit III të e.s., në antologjinë Këngët e Ch’u-së. Në të, Ch’ü Yüan (343-390), ‘babai i poezisë kineze’, ngase është poeti i parë i rëndësishëm dhe autor i poezisë madhështore dhe posaçërisht të gjatë ‘Takimi me dhimbjen’, has në një peshkatar. Ch’ü Yüan është për kinezët arketipi i ministrit të pakorruptueshëm dhe më i besueshëm, i fyer vazhdimisht nga padroni i tij mbretëror; dhe vetëvrasja e tij në fund duke u hedhur në lumin Mi-lo ende përkujtohet çdo vit në mespërmes Kinës në Festivalin e barkës së dragoit. 

Ai është hero konfuçian, por kënga e peshkatarit të vjetër të cilës i referohet Li Po-ja është me shpirt taoist: Ch’ü Yüan ecën pa gjetur ngushëllim përgjatë bregut të lumit, para se të mbytet në të, duke u ankuar për trajtimin e tij, duke i kënduar virtytet e tij dhe shkëputjen e tij nga kalbësia e botës; është një mënyrë vërtet kryelartë, që taoistët i bëjnë konfuçianët ta zbatojnë kur duan t’i sulmojnë. Këtë e bën peshkatari i vjetër në këngën e tij. Është Ch’ü Yüan, në këngë, ai që thotë se pasi të lajmë flokët duhet të pastrojmë kapelën dhe pasi të lahemi duhet të shkundim pallton; Li po e bën peshkatarin e vjetër ta thotë të kundërtën, megjithëse në këngën e vjetër, ky i fundit vetëm përgjigjet me vërejtjet rreth ujit të pastër dhe atij të turbullt dhe pastaj, në mënyrën taoiste, zhduket se nuk thotë më asgjë. (Taoistët prore ia japin vetes fjalën e fundit, ose heshtjen e fundit, në këtë mënyrë të parehatshme për konfiçianët.)

Pa iu referuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ose pa e menduar në mënyrë të vetëdijshme, me gjasë ka edhe disa asociacione të fshehta me këtë histori në imazhin e favorizuar kinez të peshkatarit, qoftë në pikturë qoftë në poezi, për shembull në ‘Lumi i borës’ nga Liu Tsungizuan (773-819): 

‘Mes bjeshkëve/ ku zogjtë nuk fluturojnë më/ As shtigjet nuk kanë/ asnjë gjurmë njeriu më,// Gjendet barka jetime dhe njeriu me kapelë të vjetër kashte/ Duke peshkuar i vetëm/ borën e ftohtë të lumit.’ 

Peshkatari është artisti.

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013

/Përkthimi: Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement