Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar për arrestimin e ish-shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota.
Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”.
“Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj, tash e shpërblyer si aksionare në „Higjiena“, qenka arrestuar për manipulim votash.
Vjedhja e Manjollës për AAK-në tregon se në atë subjekt nuk ka ngelur as edhe një pikë idealizmi. Kur nuk ke kauzë, qëllim në vete bëhet pushteti”, ka shkruar ajo.