Nga 140 të punësuarit e përkohshëm në Spitalin e Tetovës, asnjëri prej tyre zyrtarisht akoma nuk ka pranuar vendim. Për disa prej tyre thuhet se sjell vendime, por vetë motrat medicinale dhe personeli nuk kanë pranuar asgjë në duar, përcjell Gazeta Express nga Alsat.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se procedura është në rrjedhë e sipër, por nuk jep afat se kur pritet të mbaron. Deri tani vendime janë dhënë vetëm për 28 specializantë.
“Ato që momentalisht janë me kontratë në vepër, drejtori ka bërë kërkesë. E dini që në vitin fiskal duhet të bëhet kërkesë nga e para në aspekt financiar që të kalojë në Ministrinë të Shëndetësisë, në Fond dhe në Ministrinë e Financave, pra të gjitha këto procedura administrative kanë përfunduar…janë në fund dhe këto persona që punojnë me kontratë në vepër do të vazhdojnë të punojnë derisa neve t’ua transformojmë në kontratë me kohë të plotë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës në disa raste kanë protestuar, duke ngritur zërin për sigurimin e vendimeve të punës. Ndërsa, me fillimin e vitit të ri, në disa institucione shëndetësore për punonjësit shëndetësorë të angazhuar me kontratë në vepër u paraqit problemi i skadimit të kontratave. Për të garantuar se çështja e tyre do të zgjidhet, ministri Aliu kishte takuar të punësuarit para ca muaj, por që atëherë procedura akoma nuk ka përfunduar.
tag_katrorimaqedoni_2