Uka: Nuk mundet UÇK-në me e mposhtë as Adem Salihaj, as Vudi Xhymshiti - Gazeta Express
string(68) "uka-nuk-mundet-uck-ne-me-e-mposhte-as-adem-salihaj-as-vudi-xhymshiti"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 14:34

Uka: Nuk mundet UÇK-në me e mposhtë as Adem Salihaj, as Vudi Xhymshiti

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 14:34

Aktivistja Elena Uka ka reaguar ashpër sot në emisionin Kosova Live, duke kundërshtuar ashpër pretendimet dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha se, pavarësisht spekulimeve dhe përpjekjeve për ta njollosur luftën e UÇK-së, e vërteta është ndryshe.

“Nuk mundet UÇK-në me e mposhtë as Adem Salihaj, as Vudi Xhymshiti, as askush. Gjeneralët ma të mëdhenj të Amerikës i kanë dalë në mbrojtje UÇK-së. E vërteta është ndryshe.”, deklaroi Uka.

Sipas saj, akuzat dhe “skenaret” që po qarkullojnë janë vetëm spekulime, ndërsa faktet flasin ndryshe.

“Këta i qesin spekulimet e skemat e tyre, na ua përplasim të vërtetën”, shtoi Uka.

Advertisement
Advertisement
Advertisement