Aktivistja Elena Uka, e ftuar në emisionin Kosova Live, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar për qasje selektive dhe të vonuar ndaj padrejtësive që, sipas saj, u janë bërë ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo deklaroi se PDK-ja “veç ka qëndru seri” në reagimet e saj, duke nënkuptuar se nuk ka pasur angazhim të mjaftueshëm dhe konsistent për t’i mbrojtur ata në momentet kyçe.