Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët, të cilët sot dolën në protestë duke kundërshtuar faturat e larta të rrymës.
Njëri prej tyre, i revoltuar, tha për T7 në emisionin “Kosova Live”, se rritja është e papërballueshme për familjet.
“Përpara 20 euro kam pagu, tash 172. Kjo nuk përballohet. E vetmja hajni që bohet është me rrymë”, u shpreh ai. Protestuesit kërkuan nga institucionet të ndalin shtrenjtimin dhe të gjejnë zgjidhje që të mos rëndohet edhe më tej buxheti i qytetarëve.