Në Prishtinë po vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Protesta e cila nisi para ndërtesës së KEDS-it është tensionuar në momentin që u hodh tym i kuq. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar një të moshuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Protestuesit kanë zhvendosur më pas protestën te objekti i ZRRE-së, ndërsa më pas kanë vazhduar tek stacioni i policisë në qendër të kryeqytetit.
Ata kanë brohoritur “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”.