“Rryma nuk është luks” - Protestuesit fillojnë të mblidhen para zyrave të KEDS - Gazeta Express
string(74) "rryma-nuk-eshte-luks-protestuesit-fillojne-te-mblidhen-para-zyrave-te-keds"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:02

“Rryma nuk është luks” – Protestuesit fillojnë të mblidhen para zyrave të KEDS

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 13:02

Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Në pankarta shihet mbishkrimi ku i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, thuhet në një nga pankaratat.

“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE argatë të KEDS-it”, “Rryma rritet, populli djeget”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Filluan te KEDS, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement