LD-ja e Trajanovit kërkon ndalimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore - Gazeta Express
string(81) "ld-ja-e-trajanovit-kerkon-ndalimin-e-prodhimit-te-kanabisit-per-qellime-mjekesore"

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 12:27

LD-ja e Trajanovit kërkon ndalimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 12:27

Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit kërkon që Kuvendi me procedurë të shkurtuar të miratojë ndryshime ligjore, me të cilat do të ndalohet prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Kjo parti thotë se nga viti 2017 janë dhënë 61 licenca për prodhimin e marijuanës, ndërsa kontrollet kanë çaluar duke bërë që biznesi kriminal të vazhdojë.

“Të publikohen pronarët, formal e joformal të kompanive që prodhojnë kanabis, kush dhe kur i kanë dhënë licencat për prodhimin e kanabisit. Ministria e Shëndetësisë të publikojë sa kanabis është prodhuar, ku janë këto sasi nëse janë të shitura, të ruajtura apo të vjedhura dhe sa fitim është arritur”, reagon Lidhja Demokratike.

Sipas partisë së Trajanovit mafia e drogës në të cilën ishin të përfshirë edhe bartës të funksioneve të larta shtetërore nga pushteti i kaluar fituan fuqi të madhe financiare dhe politike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement