Sot, policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova.
Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:
Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.