VMRO-DPMNE sonte do të zgjedh Komitet të ri ekzekutiv dhe sekretar të ri të përgjithshëm të partisë - Gazeta Express
string(99) "vmro-dpmne-sonte-do-te-zgjedh-komitet-te-ri-ekzekutiv-dhe-sekretar-te-ri-te-pergjithshem-te-partise"

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 11:38

VMRO-DPMNE sonte do të zgjedh Komitet të ri ekzekutiv dhe sekretar të ri të përgjithshëm të partisë

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2026 11:38

VMRO-DPMNE-ja sonte do të mbajë seancë të Komitetit Qendror (KQ), ku do të zgjedhet Komiteti i ri ekzekutiv dhe sekretari i ri i përgjithshëm i partisë. Kryetari i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski mbrëmë paralajmëroi se në këtë mandat VMRO-DPMNE-ja do të ketë kryetar, sekretar të përgjithshëm dhe anëtarë të Komitetit ekzekutiv (KE). Nënkryetarët e deritanishëm do të propozohen për anëtarë të KE të partisë, ndërsa do të ketë edhe emra tjerë.

Në intervistë për televizionin kombëtar, Mickoski informoi se do të mbahet KQ me të gjithë, të cilët sipas statutit do të jenë pjesë e Komitetit ekzekutiv. Me automatizëm, në këtë trup partiak do të hyjnë koordinatori i grupit parlamentar, kryetarja e Unionit të grave, kryetari i Unionit të rinisë, kryetari i Unionit të veteranëve, kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm…

Përbërja e re e KE-së do të duhet të ketë 29 anëtarë. Mickoski tha se do të kërkojë nga KQ të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjes të kryterait të ri të Unionit të veteranëve, Unionit të rinisë dhe Unionit të grave. Pritet nga 20 deri 25 për qind nga përbërja e KE-së të jenë njërëz të rinj të partisë.

“Po, saktë është se partia në këtë mandat më nuk do të ketë nënkryetarë. Do të ketë krytear, sekretar të përgjithshëm dhe anëtarë të KE-së. Nënkryetarët e deritanishëm do të propozohen për anëtarë të KE të partisë, ndërsa do të ketë edhe emra tjerë. Me këta njerëz unë jam nga dita e parë, këta njerëz janë bashkëpunëtorët e mi më të afërt dhe në interes të asaj që e paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet të cilat i përfaqësoj, në kongresin në vitin 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri, e tjerë…Vlerësoj se nevojitet të ketë fushë të sheshtë për të gjithë ata të cilët janë të interesuar dhe mendojnë se mund të shtojnë vlerë para së gjithash në VMRO-DPMNE, e pastaj edhe në Qeveri të mund të kandidatohen dhe ta kërkojnë përkrahjen e delegatëve në kongres”, deklaroi kryeministri.

Mickoski tha se takimi i parë me përbërjen e re të Komitetit ekzekutiv është planifikuar të mbahet javën e ardhshme, kur do të merret vendim për rizgjedhjen e përgjithshme të komiteteve komunale të partisë.

“Në atë takim, do të dilja edhe me disa zgjidhje kadrovike në pjesën e kryetarit të Komitetit të qytetit të partisë dhe kryetarëve të disa komiteteve partiake republikane, etj., të cilat në përgjithësi do të kompletonin strukturën e lartë të partisë. Pastaj është procesi i selektimit të kryetarëve të komiteteve komunale. Është proces intervistimi, përzgjedhja e tyre, sepse me statut ata janë edhe anëtarë të Komitetit Qendror, organit më të lartë të partisë. Kur të përfundojë ky proces, do t’u lëmë kohë kryetarëve të rinj ose të vjetër-të rinj të komiteteve të caktuara komunale për të krijuar fytyrën e komitetit komunal”, deklaroi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Derisa ata e bëjnë këtë, siç tha, do të fillojnë mendimet edhe për Qeverinë, për kandidatët e rinj, si dhe për ndryshimin e resoreve. Pritjet e tij janë që i gjithë ky proces të përfundojë diku nga maji ose qershori. Ai paralajmëroi se nga vjeshta do të ketë përditësim të anëtarësisë së partisë.

Kryeministri Mickoski paralajmëroi se pas seancës së përbërjes së re të KE-së javën e ardhshme, do të niset për në Mynih, por theksoi gjithashtu se në kuadër të punës së Qeverisë, pritet këtë vit të zbatohen shumë reforma të rëndësishme për qytetarët. Ky vit, siç theksoi, do të jetë i suksesshëm në shumë fusha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement